Një shqiptar po mahnit Zvicrën, por klubi i përjashton me urdhër policie menaxherin nga stadiumi me vendim gjykate

Ardon Jashari është shqiptari i radhës i cili po bën emër në futbollin zviceran. Futbollisti i skuadrës së Lucernës, edhe pse vetëm 20-vjeçar, ka bindur të gjithë ekspertët se ka një të ardhme të sigurt dhe është kthyer në titullar të paprekshëm në skuadrën ku luan si mesfushor qendre.

jashari

Por mediat zvicerane kanë mësuar kohet e fundit një fakt shumë të çuditshëm rreth tij. Me vendim të klubit të Lucernës, menaxheri i Jasharit, Agron Krasniqi, është përjashtuar nga stadiumi ku luan kjo skuadër dhe nuk lejohet as të qëndrojë pranë impiantit! Menaxheri ishte ai i cili qëndronte pranë futbollistit vetëm pak muaj më parë kur firmosi rinovimin e kontratës deri në vitin 2026, por tani nuk lejohet të jetë në stadium në ndeshjet në shtëpi!

Situata është ende shumë e paqartë pasi asnjë palë nuk ka preferuar që të flasë publikisht rreth saj. Vendimi është zyrtarizuar nga një gjykatë zvicerane me kërkesë të kompanisë që menaxhon Lucernën, e cila është edhe pronare e stadiumit ku luan kjo skuadër ndeshjet e saj. Vendimi ka përfunduar në polici, e cila mund të arrestojë menaxherin e lojtarit, nëse ai nuk pranon këtë urdhër për të qëndruar larg stadiumit në një distancë të caktuar. Një situatë jashtëzakonisht e çuditshme, që ka tërhequr vëmendjen ndoshta edhe më shumë se paraqitjet e Jasharit në fushën e lojës.

Arena e Lajmit


Një shqiptar po mahnit Zvicrën, por klubi i përjashton me urdhër policie menaxherin nga stadiumi me vendim gjykate

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook