“Problemi im është me Blinken”/ “Jeni i izoluar kudo”, Berisha i kthehet analistit: Kam komunikim me nivele që nuk ta pret mendja

Sali Berisha Open 6

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me situatën e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare, më specifikisht i pyetur në lidhje me SHBA-të.

Berisha deklaroi se problemet e tij janë me administratën aktuale në Shtetet e Bashkuara dhe më konkretisht me sekretarin Anthony Blinken, ndërsa shtoi se ka marrëdhënie të mira me forcën tjetër politike të cilët sipas tij e kanë denoncuar vendimin e Blinken për shpalljen non-grata të kreut të PD po ashtu.

Ai vijoi më tej duke i thënë analistit Endri Shabani se ka komunikim të padiskutueshëm me nivele “të cilat nuk ia pret mendja”, pasi ky i fundit tha se Berisha është i izoluar kudo, duke përmendur edhe Britaninë e Madhe.

Lubonja:Ju keni fuqi, sepse kur flitet për opozitë, keni qenë institucional, opozita ka pasur lidhje. Lufta këtu bëhet në 2 fronte, në frontin e jashtëm cila është fuqia juaj në SHBA për të ngritur këtë problem me fuqinë e duhur atje, cila është fuqia në Evropë? Sulmet që ka bërë ky, opozitën e kanë të dobët, çfarë mund të bëjë opozita në këto kushte?

Berisha: Do vendosim një bashkëpunim direkt me institucionet e SHBA-së dhe të kontribuojmë. Unë vërtet kam probleme me administratën aktuale, por s’kam asnjë problem me forcën tjetër politike, që eksponent të saj kryesor ka denoncuar më shumë se unë Blinken për vendimin e tij. Kam absolutisht problem me Anthony Blinken.

Shabani:Jeni i izoluar zoti Berisha, edhe nga Britania edhe nga SHBA.

Berisha: Mëso pak se fjala nuk ndërpritet në bisedë. Unë kam komunikim të padiskutueshëm me nivelet që ty nuk ta pret mendja, meqë po më bën të flas në këtë mënyrë. Ne do vendosim kontaktet dhe do ketë bashkëpunim me ata që janë të interesuar siç tha kongresmeni Jordan se do hetohet çdo njeri i përfshirë në këtë çështje.

“Problemi im është me Blinken”/ “Jeni i izoluar kudo”, Berisha i kthehet analistit: Kam komunikim me nivele që nuk ta pret mendja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook