Sfida ndaj Luzit, flet trajneri i Orikut: Kundërshtarët më surprizuan, ne na penalizon…

Oriku do të luajë sot sërish në transfertë, kësaj radhe përballë Luzit që surprizoi Flamurtarin. Trajneri Arlind Rustemi dhe një pjesë e skuadrës e ndoqën javën e kaluar kundërshtarin në Vlorë. Për “Panorama Sport”, trajneri Rustemi para kësaj sfide tha:

arlind rustemi

“E kam theksuar edhe më parë, Kategoria e Parë është shumë konkurruese. Çdo javë vlerësohet maksimalisht, pasi nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe çdo skuadër ka specifikat dhe objektivat e vet.

Luzin e njohim shumë pak, por e ndoqa javën e parë kundër Flamurtarit. Më ka surprizuar loja e tyre, pasi fituan duke luajtur futboll të bukur dhe e kapën disa herë në befasi Flamurtarin.

Janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Çdo javë skuadrën e përgatis duke tentuar të marrim maksimumin e pikëve, pavarësisht nga fusha apo kundërshtari ku luajmë.

Kemi shumë kualitet në skuadër, por na penalizon mosha e re dhe kemi nevojë për kohë”.

– Arena e Lajmit


Sfida ndaj Luzit, flet trajneri i Orikut: Kundërshtarët më surprizuan, ne na penalizon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook