Transkriptet e Gardës në 21 janar/ “Krijesë e Ardi Veliut, ka teknika për zërin sot”, Berisha: Këta i përdorin të ndjerët për qëllime politike

Sali Berisha 3

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në studion e emisionit “Open” në lidhje me transkriptet e dala së fundmi në lidhje me komunikimin e Gardës së republikës gjatë protestës së 21 janarit 2011.

Berisha deklaroi se gjithçka është një krijim i ish-kreut të Policisë Ardi Veliut, ndërsa shtoi se sot ka teknika që mund të krijojnë zërin e kujtdo.

Sakaq, Berisha vijoi duke thënë se mazhoranca i përdor të ndjerët e protestës vetëm për qëllime politike, pasi sipas tij hetimi nuk ka pasur pengesa.

“U tha që është audio pa e dëgjuar publiku. Ai është një transkript që shkruhet si të duash. Pse Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit, a doni t’ua jap këtu? Duket se zëri nuk u ka dalë dot, se gjë më qesharake se të paraqesësh atë. Të thonë që ka audio kur nuk ka zë është e turpshme. Kur të dalë nuk ka asnjë kredibilitet më, sepse duhet të dilte me transkriptin. Krijohet zëri i kujt të duash. Zëri që ti nuk e dikton dot, sot ka teknika. Do thuash pse Ardi Veliu, dy skena të keni parasysh. Anila Hoxha po ndiqte një herë një zhvillim te Mali me gropa dhe desh e hodhi polici te gremina, kujtoni kur u kap Klement Balili, ky që servirte shkrimin për audio raportonte nga makina e tij takimin e Veliut me Balilin. Ky është një njeri i shumë përdorur. Nëse e ke zërin e merr e dërgon në SPAK, ministri çfarë tha. SPAK të verifikojë është apo jo e vërtetë. E kuptoni ju ku është ky? Jam pro për çdo hetim, nuk ka pasur pengesa, po këtyre u duhen të ndjerët kur u leverdisin për qëllime politike. Personi që ka fshirë serverin e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë të pafajshëm”, tha ai.

Transkriptet e Gardës në 21 janar/ “Krijesë e Ardi Veliut, ka teknika për zërin sot”, Berisha: Këta i përdorin të ndjerët për qëllime politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook