DURRËS
Arrestohet një 37-vjeçare në Durrës pasi dyshohet se vodhi para në bankën ku punonte. 37-vjeçarja ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje duke shpërdoruar duke përdorur detyrën.
Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.