Dueli ndaj Tërbunit, flet trajneri i Burrelit: Kemi ambicie, e nisim mbarë!

Burreli do të nisë zyrtarisht sot garën në Kategorisë e Parë. Matjanët nuk luajtën më 3 shtator kundër Lushnjës, për shkak se stadiumi “Roza Haxhiu” ende ishte gati. Pritjes i erdhi fundi dhe sot do të luajnë në “Liri Ballabani” me Tërbunin. Skuadra e drejtuar nga Renato Hoti nuk ka asnjë dyshim që ky sezon do të nisë me tri pikë të plota, për t’u hapur rrugë ndeshjeve pasardhëse. Trajneri u shpreh se është punuar fort dhe janë gati. Gjatë një deklarate të dhënë, numri një i stolit u shpreh:

Nikaj dhe Renato Hoti

“Ndeshja e nesërme (stome) ndaj Tërbunit nuk është e lehtë. Kundërshtari ka treguar se ka ndërtuar ekip me nivel.

Por, as ne nuk mbetemi pas. Duke parë ecurinë tonë gjatë fazës përgatitore apo miqësore që kemi zhvilluar gjatë fazës përgatitore, kam besim se do t’ia dalim. Ambicia për të qenë pretendentë për t’u ngjitur në elitë nuk na mungon.

Shpresoj dhe besoj që ndeshjen e parë do ta nisim me tri pikë dhe do të futemi në rrugën e duhur gjatë kampionatit”.

Ndeshja mes Burrelit dhe Tërbunit do të luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.

DRITAN KURTI – Arena e Lajmit


Dueli ndaj Tërbunit, flet trajneri i Burrelit: Kemi ambicie, e nisim mbarë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook