“E mposhtim edhe Tiranën”, Çela: Kastrioti më i kompletuar se vjet, ndaj besoj te…

Fitorja në Kukës ka sjellë sërish në skenë imazhin e Kastriotit të fillimit të pjesës së dytë të sezonit të shkuar, që fitonte brenda dhe jashtë. Pas këtij suksesi, optimizmi në kampin krutan para duelit me Tiranën është i lartë, gjë të cilën e shpalosi edhe trajneri Emiljano Çela në intervistën që dha dje për “Panorama Sport”. Trajneri Çela vlerëson grupin që ka, që për të është më i kompletuar se vjet dhe pishman i mbetet vetëm sfida e parë me Bylisin. Sa i përket duelit të sotëm me Tiranën, Çela pohoi se kampionët në fuqi i vlerësojnë si çdo ekip tjetër.

EMILJANO CELA `

Profesor, katër pikë në 3 ndeshje, jeni i kënaqur nga starti i sezonit?

Të them të drejtën nga ky start jam pjesërisht i kënaqur, më shumë që më bën të përdor termin i kënaqur është ndeshja e fundit. Ai trepikësh ishte shumë i rëndësishëm për ne, ishte si një frymëmarrje, por kam pishmanllëqet e mia, sidomos për ndeshjen me Ballshin. Gjithmonë ai takim do të më ngelë pishman, për vetë mënyrën si ne shkuam. Mendoj që po të ishim në kushte më normale, do të merrnim më shumë nga ajo ndeshje.

Kundërshtari i radhës Tirana, sa e vështirë është kjo ndeshje?

Është një ndeshje shumë e vështirë, është një kundërshtar që duhet respektuar si të gjithë kundërshtarët e tjerë. Por kjo ndeshje merr një specifikë të veçantë pasi luajmë me kampionët në fuqi. Për mendimin tim, pavarësisht se ndodhet në një pozitë me ne me pikë, ka bërë lojëra shumë të mira. Është një ekip shumë i mirë dhe do të jetë një ndeshje që kërkon shumë përkushtim dhe “hyzmet”.

Sa besim keni për një tjetër sukses, duke qenë se fituat në një transfertë të vështirë si ajo me Kukësin, plus siç e thatë dhe ju luani në shtëpi?

Të them të drejtën, me këta lojtarë që kam, çdo ndeshjeje i shkoj me besueshmëri të plotë. Sinqerisht, kam një grup shumë të mirë, lojtarë shumë cilësor dhe, nga mënyra si ata shfaqen dhe stërviten, patjetër që unë kam shumë besim.

EMILJANO CELA 1

Si vjen Kastrioti në këtë përballje, keni ndonjë mungesë?

Për këtë ndeshje jemi të plotë, nuk kemi asnjë problem dhe shpresoj që të mos ndikojë asgjë dhe të marrim maksimumin.

A është skuadra aktuale më e plotësuar se ajo e vjetshmja?

Po, mendoj se për nga kontingjenti është më e kompletuar sesa sezoni që kaloi, plus që tashmë kemi blerë tre ‘stopera’ shumë të mirë, siç janë Selmani, Dida e Stojanoviç. Për mendimin tim, janë mbrojtës të një niveli që na japin garanci për gjithë kampionatin. Mbi të gjitha rolet e dubluara, qoftë portën, ku krahas Salit të afirmuar tashmë, kemi marrë edhe Malajn, një portier shumë i mire. Kemi Sulkjen, Prenkoçeviç, që është një lojtar polivalent. Rikthimi i Mehemetit, bashkangjitur me dy lojtarët shumë cilësor dhe me eksperiencë si Hasani dhe Karakaçi, na kanë shtuar akoma më shumë rrugëdalje topi, në qendrat e mesit të fushës, por edhe më shumë cilësi. Patjetër që edhe rikthimi i Joan Çelës, i cili i bashkëngjitet Grecës dhe Zogajt, apo siç janë Aliaj, Arapi, lojtarë që na japin freski në linjat e krahëve.

Përmendët shumë emra, doja t’iu pyesja veçanërisht për sulmuesin brazilian. Si është gjendja e tij?

Gabriel ka ardhur me pëlqimin e stafit tonë, është një lojtar që e kemi parë me shumë vëmendje dhe gjatë kësaj periudhe të fundit, ka qenë në garë në kampionatin braziljan, ndonëse jo në ligat e larta. Është në një moshë të re dhe do kohën e vet të përshtatjes, qoftë në mënyrën e lojës apo të stërvitshmërisë tonë. Është një lojtar që po rritet dhe në ndeshjen me Kukësin na dha besim për aq minuta sa luajti. Gjithsesi, kemi lojtarë të tjerë siç është Ajazi, apo Marinaj që është një djalë i ri, i cili na jep qetësi në shumë faza të lojës, si dhe Santiago Selmani, që është i dëmtuar dhe shpresoj që të na rikthehet sa më shpejt.

– Arena e Lajmit


“E mposhtim edhe Tiranën”, Çela: Kastrioti më i kompletuar se vjet, ndaj besoj te…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook