“Kur s’ke çfarë ti bësh gomarit i bie samarit”, Fuga për përjashtimin e deputetëve të PD: Akt minor, nuk i shërben askujt!

Artan Fuga8

Akademiku Artan Fuga në një lidhje Skype foli në rubrikën “Opinion” për përjashtimin e pesë deputetëve të PD-së, nga Parlamenti për 10 ditë.

Fuga u shpreh se ky akt nuk i shërben askujt, as përjashtuesit dhe se ky akt është aq minor në raport me thelbin e problemit.

Kjo situatë është si ajo shprehja ‘kur s’ke çfarë ti bësh gomarit i bie samarit’, tha Fuga.

“Është një fakt kaq minor në raport me thelbin e problemit sa s’ka ku të shkojë. Është një akt që s’ka asnjë përfitim nga përjashtuesi. Në vend që ta bëjnë veprimtarinë në Kuvend, do e bëjnë jashtë saj. Është një lloj, si shprehja ‘kur s’ke ca i bën gomarit, i bie samarit. Kjo nuk i sjell asgjë qytetarëve.

Ka akte kurruptive të kryer nga individë që kanë qenë në kontakt me personat zyrtar në Shqipëri, siç thotë dhe dokumenti i hetimit në SHBA. A ka ngarkesë politike? Normal që ka. Edhe opozita po përdor këtë gjë.

Është një vazhdim i një dekadence që njeh parlamentarizmi dhe Kuvendi i Shqipërisë. Këto vitet e fundit ndihet më shumë, ku në vend të shohim një kërkesë llogarie dhe mendim të pjekur nga ligjvënësit, ne shohim vetë vendime, ligje që dalin me votime dhe më gjuhë të ashpër e jashtë etikës. Edhe dje, shkoi në një pikë ekstreme. Përderisa një çështje korrupsioni është marrë nën hetim nga SHB, bëhet e ditur nga publiku, veprime apo dyshime për qeveritarë shqiptarë apo kryeministrin, është normale që opozita të kërkojë diskutim. Dhe të vendose në axhendë. Them se kjo është dhe në interes të Ramës për të dhënë shpjegime. Konsideroj që kërkesa e opozitës është shumë e drejtë”, tha Fuga.

Arena e Lajmit

“Kur s’ke çfarë ti bësh gomarit i bie samarit”, Fuga për përjashtimin e deputetëve të PD: Akt minor, nuk i shërben askujt!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook