Paradoksi te Tirana/ Larguan yjet tri sezonet e fundit, por bardheblutë kanë fituar 2 tituj

Tirana e këtij sezoni është një skuadër ndryshe, me ndryshime në çdo repart, kjo e dukshme, ndërsa shikojmë largimet dhe afrimet gjatë kësaj vere.

TIRANA

Por ndoshta të kushtëzuar disi edhe nga pjesa financiare, ky fenomen (shitja e lojtarëve kur mbaron sezoni), nuk ka ndodhur për herë të parë këtë verë.

Kampionët në fuqi kanë pësuar ndryshime të mëdha në tri vitet e fundit, e teksa shohim pas nga ekipi që u shpall kampion në 2019-2020, vetëm Lika, Ismajlgeci dhe Gjumsi janë akoma pjesë e ekipit.

Ndërsa edhe në vazhdim bardheblutë kanë ndjekur strategjinë e shitjeve, sidomos në periudhën e përfundimit të sezonit, pa lënë jashtë edhe ato në muajin janar.

Ne shohim që futbolli është kthyer në një biznes dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi në fund duhen mbuluar shpenzimet e një sezoni të gjatë, por nga ana tjetër e pëson organika e ekipit, e cila humbet boshtin e saj dhe pastaj shansi për të goditur në merkato me lojtarë cilësorë është një bast më vete.

Tirana ka larguar edhe në fund të sezonit 2021-2022 emra si Idi Batha, Jurgen Çelhaka, Torrasa dhe Kale, ndërkohë e njëjta situatë është përsëritur edhe këtë verë, ku të larguarit, por edhe ata që u shitën, kishin një peshë të rëndë në skuadër, si Erjon Hoxhallari, Taulant Seferi, Enur Totre dhe deri diku Ardit Toli.

Ndërkohë që tani, drejtuesit janë munduar që t’i zëvendësojnë këta lojtarë me afrimet e bëra, teksa duhet të presim se si do të rezultojë këtë sezon, pasi sot luhet vetëm java e katërt.

Arena e Lajmit


Paradoksi te Tirana/ Larguan yjet tri sezonet e fundit, por bardheblutë kanë fituar 2 tituj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook