Dy rumunët që u kapën me 118 kg drogë në Camper, janë lënë në burg. Masa u dha sot nga Gjykatës së Korçës.
Për dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru u zhvillua seanca me dyer të mbyllura, ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës për të filmuar. Avokati i tyre tha se klientët e tij kanë mohuar akuzat, duke shtuar se nuk dinin gjë për drogën.
SI U ARRESTUAN
2 shtetasit rumunë tentuan të trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.
Arena e Lajmit