Goli në minutën e 96-të, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën heroin në… Turqi

Ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut, Xhejms Adenij është shndërruar në një hero në Ligën e parë turke, teksa së fundmi u transferua te skuadra e Tuzlaspor. Nigeriani i dhuroi fitoren ekipit të tij, në duelin e sotëm ndaj Genclerbirligi, që përfundoi me rezultatin 1-2.

Xhejms Adenij

Xhejms shënoi golin e fitores në minutën e 96-të. Vlen të theksohet fakti se edhe në duelin e kaluar ndaj Erzurumspor, sulmuesi realizoi dopietë. Në 5 duele me fanellën e Tuzlaspor, ai ka arritur të shënojë 3 gola, duke u shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra turke.

Arena e Lajmit


Goli në minutën e 96-të, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën heroin në… Turqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook