Karl Hainc Rumenige është shprehur për ekuilibrin që është rivendosur në Italisë pasi Interi dhe Milani pasuan dekadën e dominuar nga titujt e Juves. Në një deklaratë për “Sportmediaset”, ish-sulmuesi zikaltër ka deklaruar:
“Sezonin e kaluar, Interi kaloi një periudhë, midis shkurtit dhe marsit, në të cilën barazuan shumë: një ose dy fitore të tjera do të kishin mjaftuar për të ndryshuar pamjen e renditjes dhe sprintin final.
Milani fitoi titullin pak në befasi, por pas tridhjetë e tetë ndeshjesh nuk fitohet rastësisht. Skudeton e meritoi, dhe Pioli bëri një punë shumë të mirë. Sidoqoftë, jam i kënaqur që Interi dhe Milani janë rikthyer në majat e futbollit italian, pasi për vite me radhë, kur Juventusi dominonte, Seria A ishte më pak interesante”.
Arena e Lajmit