Po shkonin për të mbledhur krom në stoqet e minierës së Bulqizës, aksidentohet furgoni me nxënës, raportohet për 5 të plagosur

Aksidenti Ne Bulqize

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një furgon me nxënës është aksidentuar.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se si pasojë kanë mbetur të lënduar disa nxënës, mes të cilëve 5 janë transportuar për në spital.

Automjeti ka dalë nga kontrolli në zonën në afërsi të antenave, ndërsa theksohet se rruga është tejet e amortizuar dhe pa asnjë mbrojtje anësore.

Për pasojë autobusi ka rënë rreth 115 metra në greminë dhe për fat të mirë të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht, të plagosurit që janë dërguar në spitalin e Bulqizës janë raportuar si nxënës të shkollës profesionale të minierës, por në fakt janë nxënës shkolle që kanë dalë të mbledhin krom në stoqet e minierës.

Po hetohet në lidhje me shkaqet e aksidentit

Po shkonin për të mbledhur krom në stoqet e minierës së Bulqizës, aksidentohet furgoni me nxënës, raportohet për 5 të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook