Renditja e Superiores/ Partizani ruan kreun edhe pa luajtur, ja situata pas ndeshjeve të së shtunës

Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë treguar edhe një herë se nuk ka më ekipe favorite në letër në kampionatin shqiptar dhe se çdo sfidë është shumë e paparashikueshme. Fakti që Egnatia është aktualisht në vendin e dytë në renditje dhe se Erzeni ka po aq pikë sa kampionët në fuqi me një ndeshje më pak të luajtur, e tregon këtë gjë më së miri.

superiore

Egnatia mundi Vllazninë dhe u ngjit përkohësisht në vendin e dytë në Superiore, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve në kuotën e 6 pikëve. Një pikë më shumë se sa Kastrioti e Tirana të cilët ndanë pikët në duelin e luajtur mes tyre.

Kjo bën që Partizani të konfirmohet kryesues i kampionatit edhe në fund të javës së katërt, ndonëse nuk ka zbritur ende në fushën e lojës për të luajtur ndaj Erzenit. Ndërsa në fund mbeten dy skuadra me histori e pretendime, si Teuta e Kukësi.

JAVA 4
Të premten
Teuta-Kukësi 0-0

Të shtunën
Egnatia-Vllaznia 3-0
Kastrioti-Tirana 0-0

Të dielën
Laçi-Bylis 15:00
Partizani-Erzeni 17:45

renditja e superiroes

Arena e Lajmit


Renditja e Superiores/ Partizani ruan kreun edhe pa luajtur, ja situata pas ndeshjeve të së shtunës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook