U kap me kokainë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Whatsapp Image 2023 04 05 At 13.33.13

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane, pasi u kap me drogë në qytetin e Luça-s. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.H., i dënuar më parë për trafik droge.

Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme një ekip i Komisariatit të Policisë së këtij qyteti ndaloi një makinë tip ‘Fiat Panda’ model të ri, që ishte marrë me qira nga i riu.

Shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, shfaqi menjëherë një nervozizëm të pazakontë duke u përpjekur të justifikonte praninë e tij në Luça për arsye turistike. Ndërkohë, policët kryen kontroll në automjet nga ky rezultoi se brenda kabinës së pasagjerit u gjet një sasi droge e llojit kokainë.

Brenda portofolit u gjet dhe u sekuestrua shuma prej 625 euro, të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës.
Shtetasi shqiptar, i cili ka hyrë në Itali pak javë më parë dhe nuk ka banesë të përhershme, është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

Arena e Lajmit

U kap me kokainë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook