VIDEO/ I kuq për Leaon, penallti dhe shumë VAR. Milani fiton mes vuajtjesh ndaj Sampdorias për t’iu bashkuar kryesuesve

Fitore mes vuajtjesh në transfertë, Milani i Stefano Piolit, ia del edhe me 10 lojtarë ndaj Sampdorias duke vijuar serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Një sfidë e mbushur plot me episode, teksa në fund ata që festuan ishin kampionët në fuqi.

milan 1-2

Mesias hapi serinë e golave në minutën e 6-të, në minutën e 21-të, De Ketelere dyfishoi shifrat, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në minutën e 47-të, kuqezinjtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Leao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ferrarit.

milan renditja

Në minutën e 57-të, vendasit barazuan me Djuriçiç, teksa festa e tyre zgjati vetëm 10 minuta pasi në 67-tën, Zhiru realizoi me penallti, golin që i dhuroi fitoren Milanit. Në fundin e ndeshjes nuk mungoi tensioni, teksa me karton të kuq u ndëshkuar edhe trajneri i Sampdorias, Xhampaolo.

FT: SAMPDORIA 1-2 MILAN

Djuriçi 57′ / Mesias 6′, Zhiru (p) 67′

KOMENTI LIVE:

86’ Sampdoria humbet mundësinë e artë për të barazuar kur Menja dhe shtylla i mohojnë golin pas një aksioni të shpejtë të Gabiadinit.

67’ Milani përsëri në avantazh! Kuqezinjtë kalojnë përpara falë një penalltie të akorduar pas një prekje topi me dorë në zonë. Zhiru nuk gabon nga pika e bardhë.

57’ Aksion spektakolar i Sampdorias me shumë pasime që finalizohet me një goditje me kokë të Djuriçiç. Vjen barazimi!

47′ Karton i kuq për Leaon. Sulmuesi tenton roveshatën por godet me shkelm në fytyrë Ferrarin, Mbetet me 10 lojtarë Milani.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

21′ De Ketelare gjen golin me anë të një goditje me shpatull, por VAR-i ja anulon për shkak të një pozicioni jashtë loje.

12’ Xhuriçiç lëshon një gjuajtje të bukur më të djathtën nga jashtë zone, por tentativa e tij ndalet nga traversa.

6′ GOOOL MILAN 0-1/ Leao lëviz bukur drejt zonës dhe Mesias me një gjuajtje gjen rrjet^n duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

SAMPDORIA (4-3-1-2): Audero; Bereszinski, Ferrari, Murijo, Auxhelo; Vijar, Leris, Rinkon, Sabiri, Djuriçiç; Kaputo.

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kjaer, Kalulu, Teo Hernandez; Tonali, Pobega; Mesias, De Ketelar, Leao; Zhiru

Arena e Lajmit


VIDEO/ I kuq për Leaon, penallti dhe shumë VAR. Milani fiton mes vuajtjesh ndaj Sampdorias për t’iu bashkuar kryesuesve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook