VIDEO/ Triumf mes panikut, Barcelona i shënon “poker” Kadizit dhe merr… kryesimin

Barcelona mposhti Kadizin me rezultatin 0-4, në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të La Ligës, një duel ky që u shoqërua me disa minuta paniku.

Barcelona Fati Leva

Përballja u ndërpre në minutën e 83-të, teksa rifilloi në orën 21:05, për shkak se është dashur një ndërhyrje e menjëhershme për të shpëtuar jetën e një tifozi që ka shfaqur probleme kardiake.

Ndërsa bëhet me dije se tifozi është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht është duke u trajtuar në spitalin më të afërt nga “Estadio Nuevo Mirandilla”. Mësohet se tifozi që ka shfaqur probleme është në moshë të madhe, ndërsa në stadium është shoqëruar nga e bija, e cila pasi ka parë të atin në gjendje të rëndë ka humbur ndjenjat, megjithatë tashmë të dy raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Për sa i përket ndeshjes, pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, ndërkohë që në fragmetin e dytë të lojës, katalanasit arritën të shënonin plot 4 herë. Fillimisht ishte De Jong, ai që hapi serinë e golave në minutën e 55-të, ndërkohë që Levandovski dyfishoi në minutën e 65-të. Në momentin kur ndeshja u ndërpre, rezultati ishte 0-2, ndërsa pas rifillimit skuadra e Ksavit shënoi edhe 2 herë të tjera me Ansu Fati dhe Dembele, në minutat 86 dhe 90+2’.

 

PANORAMSPORT.AL


VIDEO/ Triumf mes panikut, Barcelona i shënon “poker” Kadizit dhe merr… kryesimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook