I frikshmi Vlahoviç, njihuni me statistikat e bomberit të Juventusit ndaj kundërshtarëve të radhës për “Zonjën”

– Juventusi ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e mëparshme në Serinë A kundër Salernitanës (1 barazim dhe 1 fitore për jugorët), duke mbajtur portën e paprekur në pesë raste.

vlahovic

– Salernitana ka humbur të gjashtë transfertat e fundit në Serinë A të luajtura kundër skuadrave piemonteze, duke pësuar mesatarisht 3.5 gola për ndeshje (vetëm një gol nga Sebastiano Vasketo, më 16 nëntor 1947 kundër Torinos).

– Juventusi ka alternuar një barazim me një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A në shtëpi, më e fundit prej të cilave suksesi 2-0 kundër Specias. Hera e fundit që ai arriti dy fitore radhazi në shtëpi në kampionat ishte marsin e kaluar, pikërisht ndaj Specias dhe Salernitanës. – Juventusi ka shënuar në 10 minutat e para në secilën nga tri ndeshjet e fundit të kampionatit. Në historinë e tyre në Serinë A bardhezinjtë nuk kanë shënuar kurrë në këtë interval kohor në më shumë se dy ndeshje radhazi.

– Vetëm Specia (0) bën më pak goditje në portë se Juventusi (katër) duke marrë parasysh vetëm pjesën e dytë të kësaj Serie A.

– Dushan Vlahoviç mund të bëhet lojtari i katërt i Juventusit i aftë për të shënuar në pesë ndeshje radhazi në shtëpi në Serinë A në epokën e tri pikëve për fitore (që nga 1994-1995), pas Alesandro del Pieros (7 në 1998), David Trezegesë (5 në 2005) dhe Kristiano Ronaldos (në tri raste, midis viteve 2019 dhe 2020).

– Dushan Vlahoviç është përfshirë në një gol çdo 45 minuta të luajtura mesatarisht kundër Salernitans në Serinë A. Sulmuesi i Juventusit në fakt ka shënuar tre gola dhe ka ofruae një asist në vetëm dy ndeshje kundër rivalit të së dielës.

Arena e Lajmit


I frikshmi Vlahoviç, njihuni me statistikat e bomberit të Juventusit ndaj kundërshtarëve të radhës për “Zonjën”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook