Nga ndarja, fshirja e fotove me Bleron dhe bashkëjetesa me partnerin e ri zviceran, Afrona Dika tregon gjithçka: Kisha nevojë për përkrahje dhe ai s’ishte me mua

Biznesmenia Afrona Dika ka treguar detaje nga ndarja me këngëtarin, Blero. Çifti jetonin në distancë dhe kjo është një nga arsyet e divorcit, sipas saj.

Blero

Ajo u shpreh se “lidhja në distancë zgjat për një kohë të shkurtër, ti nuk e ke personin pranë kur ke nevojë për përkrahje”.

Afrona Dika tregoi se aktualisht jeton me partnerin e saj zviceran dhe është shumë e lumtur.

blero muharremi afrona dika (7)

 “Kur je larg dashuria zvogëlohet. Larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj që një lidhje në distancë zgjat për një kohë të shkurtër dhe jo për një kohë të gjatë. Ti nuk e ke personin pranë në çdo aspekt të jetës, kur je mirë, kur je keq. Ke nevojë për një përkrahje, sidomos për femrat që janë të ndjeshme dhe delikate si natyrë, na duhet një person afër, një burrë që të na mbështesë dhe përkrahë në të gjitha aspektet e jetës. Këtë nuk e kisha më, ndaj erdhi ndarja. Tani unë jetoj me partnerin tim të ri zviceran. Ai gatuan për mua, gatuan shumë mirë”, u shpreh Afrona Dika në “Kurthin e Piter Pan”.

blero afrona dika10

Ajo tregoi se fshirja e fotove me Bleron nga rrjetet sociale e ka ndihmuar të ecë përpara, megjithatë theksoi se janë kujtime të bukura që gjithmonë do ngelin.

“Fshirja e fotove më ka lehtësuar procesin e shërimit, nuk kam fshirë kujtime të bukura, gjithmonë do ngelin. Por ishte ndihmë për mua që mbarojë e të shkoj para dhe jo pas. Tani jam shumë mirë dhe ndihem shumë mirë. Jeta vazhdon, jam shumë e lumtur”, tha Afrona Dika.

blero afrona 2blero-1blero afrona 3blero2afrona bleroafrona blero1

Nga ndarja, fshirja e fotove me Bleron dhe bashkëjetesa me partnerin e ri zviceran, Afrona Dika tregon gjithçka: Kisha nevojë për përkrahje dhe ai s’ishte me mua

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook