Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 28 vjeç, dhe H. P., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me thikë.
Gjithashtu uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasit J. J., 24 vjeç, dhe E. S., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sakaq një 47-vjeçar ka rënë në pranga pasi gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin Gj. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte ushqimore, në një restorant.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit J. J., 24 vjeç, dhe E. S., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Saba Çelami, 48 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë ndaluan shtetasin D. A., 28 vjeç, banues në Vorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 28 vjeç, dhe H. P., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D. D., 21 vjeç, dhe të një të mituri 17 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuka”, për motive të dobëta janë konfliktuar me një 17-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Arena e Lajmit