VIDEO/ E ardhmja e Bajernit në duar të sigurta, blerja më e re kampionëve të Gjermanisë shkruan historinë me golin e tij

Bajerni ngeci në shtëpi përballë Shtutgartit duke i komplikuar më shumë gjërat në Bundesligë. Gjithasesi ajo që ra në sy në këtë përballje, ishte goli i Matis Tel në minutën e 36’.

bajern - tel

Sulmuesi i sapoardhur këtë sezoni te bavarezët, duket se e ka nisur në formën më të mirë, duke fituar besimin e Julian Nagelsman.

Me golin e tij përballë Shtutgartit, francezi u bë lojtari më i ri në historinë e Bajernit që shënon në Bundesliga, vetëm në moshën 17-vjeçare e 136 ditë.

Ky ishte goli i dytë që ai shënon me kampionët e Gjermanisë, pas atij të disa ditëve më parë në Kupën e Gjermanisë përballë Viktoria Këln, të cilën Bajerni e fitoi me rezultatin 0-5.

Arena e Lajmit


VIDEO/ E ardhmja e Bajernit në duar të sigurta, blerja më e re kampionëve të Gjermanisë shkruan historinë me golin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook