Toronto është mposhtur në transfertë me rezultatin 4-2 ndaj Atlanta Junajtid në MLS-në amerikane.
Për ekipin e Torontos ka lënë sërish gjurmë, ish-kampioni i Europës me Italinë në EURO 2020 dhe njëkohësisht ish-sulmuesi i Juventusit, Federiko Bernardeski.
28-vjeçari ka shënuar mbrëmjen e djeshme golin e përkohshëm të 2-2 me penallti në minutën e 67′.
Për Bernardeskin, ky ishte goli i tij i 8 në 10 ndeshje të zhvilluara këtë sezon përtej oqeanit.
Gjithashtu, ish-juventini ka dhuruar edhe 3 asiste për shokët e skuadrës te Toronto.
– Arena e Lajmit