Atalanta ka barazuar 1-1 në stadiumin “Gewiss” të Bergamos me rezultatin 1-1 ndaj Kremonezes, e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane.
Atalanta ka ndalur “vrullin” e pesë javëve të para të kampionatit teksa Kremoneze ka bërë surprizën duke barazuar në shtëpinë e zikaltërve.
Të parët që kaluan në avantazh, ishin të besuarit e Xhanpiero Gasperinit, me Merih Demiral në minutën e 74′, pas një goditje dënimi ku Kopmeiners bën një gjuajtje-kros, por vendimtar ishte mbrojtësi turk, i cili i ka mjaftuar një prekje e vogël për ta dërguar në fundin e rrjetës.
Goli i barazimit erdhi katër minuta më vonë, ekzaktësisht në minutën e 78′, ku Valeri dërgon topin në rrjetë pas një grushtimi jo të mirë të portierit të zikaltërve, Huan Muso.
Me këtë barazim, Atalanta do të ndajë vendin e parë të renditjes me Napolin dhe Milanin në kuotën e 14 pikëve, ndërsa skuadra nga Kremona ndodhet në vendin e 18 duke grumbulluar 2 pikë.
RENDITJA –
-GOLI I ATALANTËS:
-GOLI I KREMONEZES:
– Arena e Lajmit