Zyrtarë të tjerë të lartë të përfshirë në Inceneratorin e Tiranës? Kryemadhi: Prisni se ka fakte të reja, kam dorëzuar dokumente shtesë!

Monika

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pas dëshmisë së saj të dhënë në SPAK ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. E pyetur se në çfarë faze ishin hetimet dhe se nëse ka zyrtarë të tjerë të lartë të përfshirë, ajo tha se kjo çështje që duhet të marrë rëndësi maksimale duke shtuar e Inceneratori i Tiranës është një skenë krimi. Ndër të tjera ajo paralajmëroi se do të publikoi video të tjera, nga droni i së vërtetës.

“Në Komisionin Hetimor Rama dhe Veliaj kanë gënjyer. Në rastin tim unë kam kërkuar diferencimin që nuk ndodh por ka vetëm groposje. Në korrik të vitit 2022 gropa që duhet të ishte mbushur për 30 vite është mbushur për 9 muaj. Droni i së vërtetës tashmë i ka vendosur në lëvizjes. E di që është e vështirë për ndërhyrje e mëdha që bëhen nga qeveria, por me besim të plotë them që gjërat do të realizohen. Besoj që drejtësia do të triumfojë për qytetarët shqiptarë, pasi kemi një kompani inekzistente”, tha Kryemadhi.

Pyetje: Faza e hetimeve për zyrtarë të tjerë të lartë?

Kryemadhi: Unë vazhdova me faktet e mia , Inceneratori i Tiranës ka të bëjë më çështjen e mbështetjes financiare që i është dhënë një projekti dhe nuk është rastësi që kontratat e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Edhe pse nuk ka incenerator në rastin e Tiranës ne paguajmë. Mbështetja që jepet nga qeveria, janë të gjitha procese që mbledhin të gjithë zinxhirin e funksionimit. Pastaj se cili është roli i Lefter Kokës, apo i Veliajt është çështje tjetër. Unë e them që Inceneratori i Tiranës është skenë krimi. Unë do të vazhdoj edhe me publikimin e videove të tjera”, tha ajo.

Zyrtarë të tjerë të lartë të përfshirë në Inceneratorin e Tiranës? Kryemadhi: Prisni se ka fakte të reja, kam dorëzuar dokumente shtesë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook