Polemika për golin e anuluar të Milik, shpërthen Alegri: Kandreva i mban të gjithë në lojë

Goli i polakut Milik, i anuluar në minutën e 95-të, në duelin Juventus-Salernitana, shkaktoi kaos dhe polemika, teksa gjyqtari nxori nga xhepi i tij plot 4 kartonë të kuq, pas atij episodi. Ky gol i anuluar i hoqi nga dora fitoren Juventusit, që në fund doli nga fusha me vetëm 1 pikë.

Collage Maker-12-Sep-2022-12.13-AM

Vendimi i gjyqtarit, pas konsultimit me VAR-in për ta anuluar golin, ka tërbuar pa masë trajnerin Masimiliano Alegri, i cili protestoi ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në konferencën për shtyp trajneri bardhezi tha së Kandreva ishte shumë mbrapa dhe i mbante të gjithë në lojë, ndaj goli nuk duhej anuluar.

Kandreva

“Unë nuk dua të flas për arbitrat, por shikoni Kandrevën pranë flamurit të këndit, i mban të gjithë në lojë dhe nuk ka pozicion. Pastaj Bonuçin e tërheqin qartazi nga fanella para se të shkojë në atë pozicion dhe duhej një tjetër penallti. Megjithatë në pjesën e parë gabuam shumë dhe ndoshta nuk meritonim më shumë se kaq”, tha Alegri.

Arena e Lajmit


Polemika për golin e anuluar të Milik, shpërthen Alegri: Kandreva i mban të gjithë në lojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook