Pse kemi dhimbje kockash kur bie shi? Ja se çfarë thonë studimet

Sipas kërkimeve meksikane, mund të ketë vërtet një lidhje mes dhembjeve të trupit dhe motit keq.

 

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, bërryl, në përgjithësi në kyçe, kur shiu është duke ardhur. Ky nuk do të ishte një besim i thjeshtë popullor: shumë njerëz e përjetojnë këtë korrelacion në trupin e tyre, veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi. Megjithatë, ende nuk ka prova shkencore se përse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose është gati të bjerë shi.

Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit do të ishte lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona të lëvizshme, të tilla si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart. Ky lëng mbron skajet e kockave, duke e frenuar me një efekt lubrifikues fërkimin e kyçeve gjatë lëvizjeve të ndryshme.

Kur presioni atmosferik është ulur, dhe së bashku me rritjen e lagështisë, lëngu synovial ka tendencë të zgjerohet pak, duke shkaktuar dhimbje veçanërisht në kyçet tashmë të përkeqësuar. Gjithashtu, temperaturat e ulëta mund ta përkeqësojnë problemin, pasi muskujt, tendinat dhe ligamentet priren të ngurtësojnë në një masë më të madhe në mot të ftohtë.

Për këto arsye, mund të jetë e këshillueshme që t’i mbani kyçet ngrohtë dhe t’i mbani ato gjithmonë aktive, duke praktikuar aktivitetin fizik të përshtatshëm për moshën dhe gjendjen shëndetësore./ PSIKOLOGJIA

Pse kemi dhimbje kockash kur bie shi? Ja se çfarë thonë studimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook