Mauricio Sarri është një trajner i cili shpeshherë çudit me fjalët dhe me gjestet e tij, duke mos evituar edhe ndëshkimet. Gjesti i sotëm gjatë ndeshjes mes Lacios dhe Veronës, me siguri do të sjellë një masë disiplinore ndaj teknikut të Lacios.
Gjatë fitores 2-0 të ekipit të tij, Sarri u filmua teksa tregonte gishtin e mesit drejt pankinës së skuadrës kundërshtare, shumë i inatosur. Ai u ngacmua nga gazetarët pas ndeshjes për arsyet e këtij reagimi dhe sqaroi se kishte qenë një ngatërresë.
“Drejtorin Marroku e njoh prej shumë vitesh. M’u krijua përshtypja që më kishte thënë që të ulesha, ndaj edhe iu përgjigja. Por pastaj u sqaruam dhe qeshëm rreth këtij episodi. Ai më kishte thënë që të qetësohesha, jo që të ulesha”, shpjegoi Sarri në konferencën për shtyp pas sfidës.
Arena e Lajmit