Çështja e McGonigal/ “Ballukja ka qenë më e përfshirë në aferë”, Berisha: Mos prisni SKAP-in e partisë, hetimin e plotë do ta bëjë Komisioni

B11ce125 E7e8 4df2 80e0 511384a63621

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim të zhvilluar për mediat u shpreh se në aferën e McGonigal janë të përfshirë Belinda Balluku, Ardi Veliu, Bledi Çuçi si dhe ministrja të tjerë.

Më tej theksoi se hetimin më të plotë do ta bëjë Komisioni Hetimor Parlamentar.

“Ballukja ka qenë si të thuash nga më aktivet në këtë aferë, por janë edhe ministra të tjerë. Ardi Veliu, Bledi Çuçi, që të gjithë këta. I përgëzoj të gjithë deputetët që kanë firmosur në këtë Komision Hetimor Parlamentar dhe e siguroj Komisionin Hetirpor Parlamentar të Kongresit të SHBA se komisioni ynë do të bëjë gjithçka për të zbardhur veprimtarinë kriminale të Edi Ramës, të McGonigal në Shqipëri, të Marco Ross-it dhe grupit të tyre. Duhet të dini se, jo vetëm në këtë fushë, por edhe në aspekte të tjera, këta aventurierë kanë luajtur me interesa të një rëndësie jetike për SHBA. Komisioni do t’i rreshtojë të gjitha këto, si një detyrim madhor ndaj SHBA. Mos prisni nga SKAP-i i partisë. Mc Gonigal është ulur këmbëkryq me ta. Jo një herë, por disa herë. Hetimin më të plotë do ta bëjë komisioni hetimor parlamentar”, tha Berisha.

Çështja e McGonigal/ “Ballukja ka qenë më e përfshirë në aferë”, Berisha: Mos prisni SKAP-in e partisë, hetimin e plotë do ta bëjë Komisioni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook