Situata me francezin, Grizman fut në sherr Barcelonën dhe Atletikon

Antuan Grizman është kthyer në një mollë sherri mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit. Edhe në suksesin 4- 1 të Atletikos kundër Selta Vigos të shtunën në mbrëmje, ai është hedhur në fushë në minutën e 63-të, sikurse ka ndodhur në të gjithë takimet e këtij sezoni.

grizman

Në Barcelonë pretendojnë se fakti që ai gjithmonë aktivizohet në atë minutë të lojës, e përforcon idenë se ky është provokim nga ana e Atletikos, pasi sipas kontratës, lojtari duhej të luante gjysmën e ndeshjeve me madrilenët për të bërë pagesën e kësaj klauzole të detyrueshme që arrin në 40 milionë euro.

Klubi madrilen nuk do ta paguajë këtë shumë dhe, sipas gazetës “Sport”, te Barcelona po mendojnë ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore, duke akuzuar Atletikon për prishjen e marrëveshjes.

Arena e Lajmit


Situata me francezin, Grizman fut në sherr Barcelonën dhe Atletikon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook