Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në qytetin amerikan të Louisville, Kentaki shkruajne mediat e huaja.
Mësohet se një person ka hapur zjarr në një bankë në qendër të Lousville. Mes viktimave raportohet se është edhe oficer policie.
Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa gjithashtu edhe autori ka mbetur i vrarë.
Dyshohet se autori mund të ketë pasur probleme me shëndetin mendor. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Arena e Lajmit