Përballja mes Kastriotit dhe Tiranës pritej një ndeshje e luftuar, dhe ashtu ndodhi. Policia kishte marrë masa për mbarëvajtjen e takimit dhe forcat blu ishin në numër të konsiderueshëm në stadium, teksa mbështetje kishte edhe nga forcat Shqiponja. “Panorama Sport” sjell ato momente që nuk u panë nga TV.
* Delegati Bujar Pregja kërkon që mjeku të jetë prezent në ambulancë, duke i paraprirë ndonjë dëmtimi të mundshëm.
* VAR-i spostohet në fundore, pasi në sfidën e dy javëve më parë, tifozët shijakas lagën kryesorin me ujë.
* Ndryshe nga siç ndodh zakonisht me presidentët e tjerë, Refik Halili, së bashku me të birin Grentin, nuk ulen karshi drejtuesve të Kastriotit, por e ndoqën ndeshjen mes turmës së tifozëve në tribunën qendrore.
* Çela proteston për disa faulle të dhëna nga kryesori dhe në një moment i drejtohet ndihmësit Bekim Kuli: “Ore, ky tallet me ne!?”
* Tifozët krutanë nuk lënë rehat Bekajn, i cili të sharave të tyre u përgjigjet me buzëqeshje ironike.
* Tifozëritë përplasen në distancë, por afrimi i forcave blu sjell sërish qetësinë.
Arena e Lajmit