E vërteta e merkatos së Nedim Bajramit, flet drejtuesi i Empolit: Kishte shumë llafe rreth tij

Nedim Bajrami nuk ndryshoi skuadër gjatë merkatos së verës, edhe pse kishte shumë zëra rreth një transferimi të mundshëm të tij në skuadra si Fiorentina dhe Sasuolo që interesoheshin për fantazistin e kombëtares shqiptare. Por në fund asgjë nuk ndryshoi dhe Bajrami mbeti pjesë e Empolit, ku për momentin ka humbur vendin e titullarit, i ndikuar dukshëm nga kjo situatë.

nedim-bajrami-empoli-1634131704-72757

Këtë e pranon edhe drejtori sportiv i klubit toskan, Pietro Akardi, i cili ka sqaruar të vërtetën rreth zërave që shoqëruan futbollistin gjatë të gjithë verës.

“Rreth Bajramit ka pasur shumë llafe, por asgjë konkrete. Në gazeta dukej sikur çdo ditë kishim një negociatë për të. Kjo nuk e la të qetë. Është i ri dhe jo të gjithë reagojnë në të njëjtën mënyrë. Por ai është i lumtur që qëndroi. Dhe është një futbollist i cili ka dëshirë që të rritet”, komentoi Akardi situatën e fantazistit shqiptar.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


E vërteta e merkatos së Nedim Bajramit, flet drejtuesi i Empolit: Kishte shumë llafe rreth tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook