Ilari, në kundërsulm ndaj Totit: Po fola unë do të shkatërroj 50 familje

“Di gjëra që mund të çojnë në shkatërrimin e 50 familjeve”. Me këtë frazë të rrezikshme, të sjellë në vëmendje nga e përditshmja “Repubblica”, Ilari Blazi i është kundërpërgjigjur indirekt intervistës së Françesko Totit të dhënë për “Corriere della Sera”.

ilari

Prezantuesja nuk ka dashur që të përgjigjet nëpërmjet kanaleve zyrtare, por mendimin e saj ia ka lënë avokatit, Alesandro Simeone, që ta përcjellë, duke shtuar gjithashtu: “I kam mbrojtur gjithmonë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj që t’i mbroj sa të kem frymë”.

Avokati i Ilarit shpjegon për “Repubblica”-n se as fjalët e shprehura nga ishkapiteni legjendar i Romës së fundmi nuk do të ndryshojë sjelljen e ish-bashkëshortes së tij, të paktën për momentin. Ilari kërkon që plaga e kësaj ngjarjeje të mbyllet disi dhe pasi të kalojë pak kohë e fëmijët e saj ta kenë marrë disi veten, ndoshta pritet që të vijë edhe kundërpërgjigjja dhëmbë më dhëmbë e bukuroshes italiane.

“Tutelimi i fëmijëve të mi vjen përpara çdo gjëje dhe mbi të gjitha, çdokush është përgjegjës për veprimet që ndërmerr”, shpjegon më tej Ilari nëpërmjet avokatit të saj. Gjithsesi, burime pranë familjes së saj konfirmojnë se emisioni “Verissimo” (“E vërteta”) i rrjetit “Mediaset” po bën një presion shumë të madh që të marrë ekskluzivitetin e së vërtetës së Ilari Blazit. Prezantuesja Silvia Tofanin është një ndër mikeshat e saj më të ngushta, madje edhe skenari i saj është gati: “Tradhtitë e Totit, Ilari ka në dorë jetën e 50 familjeve!”

Arena e Lajmit


Ilari, në kundërsulm ndaj Totit: Po fola unë do të shkatërroj 50 familje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook