“Ishte dita ime”, Trumçi: Nuk e kam harruar vesin e sulmuesit

Aleksandër Trumçi duket se është një nga zbulimet e Bylisit në këtë sezon në Superiore. Shkodrani, në fakt, e ka sezonin e tij të tretë në Ballsh dhe të dytin në elitë me mallakastriotët. Por ky është më i veçanti, pasi po luan si titullar, dhe mbi të gjitha, ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Në Laç shënoi golin e fitores, ndërsa ishte nga më të dalluarit në fushën e blertë, teksa në linjën e djathtë jepte siguri si në mbrojtje dhe duke shtyrë ekipin në ofensivë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, tregoi emocionet e fitores dhe golit në Laç, sukses të cilin ia dedikon familjes së tij.

trumci bylis

“Jam shumë i lumtur sepse ka qenë dita ime. Ka qenë një ndeshje mjaft e mirë, ku shënova një eurogol që i dha fitoren Bylisit dhe bëmë kthesën pas disfatës me Partizanin. E kishim vlerësuar shumë takimin. Kush e ka parë ndeshjen pajtohet me mua në kuptimin që vlerësuam çdo aksion nga fillimi deri në fund. U shpërblyem me një fitore shumë të çmuar, e cila na jep më shumë optimizëm dhe na bën që të besojmë në forcat tona për ndeshjet e radhës”, tha fillimisht shkodrani.

Trumçi ua dedikon golin familjarëve të tij që e mbështesin kudo. “Goli është meritë e grupit, pasi ne shkojmë në bllok te porta kundërshtare dhe bëjmë presing. E tentova golin herën e parë, por u bllokua nga mbrojtësi i Laçit, ndërsa herën e dytë shënova dhe jam shumë i lumtur. Golin ua dedikoj familjarëve të mi që më kanë mbështetur shumë. Me këtë gol tregova se nuk e kam harruar vesin e sulmuesit. Shpresoj që të shënoj gola të tjerë, dhe pse jo, vendimtarë në sfidat e radhës”, përfundoi heroi i fitores së Bylisit në Laç, Aleksandër Trumçi.

Arena e Lajmit


“Ishte dita ime”, Trumçi: Nuk e kam harruar vesin e sulmuesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook