Premier Liga vendos të kthehet në fundjavë, por jo plotësisht. Pasi u ndal në fundjavën e fundit si pasojë e vdekjes së mbretëreshës Elizabetë II, drejtuesit e kampionatit anglez janë mbledhur dhe kanë diskutuar rreth ndeshjeve për fundjavën e ardhshme dhe rikthimit në aktivitet.
Një rikthim thuajse i detyrueshëm edhe për shkak të ngjeshjes së kalendarit këtë edicion si pasojë e zhvillimit të Botërorit në nëntor dhe dhjetor. Në fund është arritur në konkluzionin që aktiviteti të rifillojë, por janë modifikuar oraret e disa sfidave, ndërsa për momentin janë shtyrë vetëm 3 të tilla.
Të shtunën ishte planifikuar që të luhej ndeshja mes Brajton dhe Kristal Palas, por ajo është shtyrë në një datë të papërcaktuar. E njëjta gjë vlen edhe për sy supersfidat e të dielës, Çelsi-Liverpul dhe Mançester Junajtid-Lids. Këto ndeshja argumentohet se kanë nevojë për një prani të ndjeshme policore dhe kjo e fundit nuk është e mundur për shkak të funeralit të ish-mbretëreshës të Anglisë.
Arena e Lajmit