Superiorja e çudirave, në start sundojnë “të voglat’

Ky sezon i Superiores ka nisur në mënyrën më të çuditshme të mundshme, teksa kjo javë dëshmoi se na pret një sezon i paparashikueshëm.

Kategoria Superiore Topi

RROGOZHINASIT – Surpriza e madhe e javës ishte Egnatia, që shkatërroi 3-0 Vllazninë, pretendente për titullin. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për skuadrën e Tetovës, e cila tregoi qartë se duhet llogaritur te të fortat e këtij sezoni të Superiores.

ERZENI – Shijakasit janë surpriza më e madhe e këtij starti të kampionatit. Pasi hodhën në tapet Vllazninë, bënë të njëjtën gjë dje ndaj Partizanit kryesues. Çudia tjetër është se skuadra e Kapllanajt ka mbrojtjen më të mirë të Superiores, pasi në katër javë, nuk ka pësuar asnjë gol. Një tjetër fakt interesant është se shijakasit kanë grumbulluar 8 pikë me vetëm dy gola të shënuar.

BYLISI – Ballshiotët nuk ngjajnë aspak si një ekip i sapongjitur nga e Para. Dje hodhën në tapet nënkampionët e Laçit, teksa renditen të tretët me 7 pikë, pas Erzenit.

KASTRIOTI – Krutanët vazhdojnë të tregojnë se janë makthi i të mëdhave. Pasi mundën Kukësin, këtë javë ndalën edhe Tiranën kampione. Ndërkohë, dëshmi eqartë se kjo Superiore ka nisur plot me çudi është fakti që në tri vendet e fundit janë Laçi, Teuta dhe Kukësi.

Arena e Lajmit

 


Superiorja e çudirave, në start sundojnë “të voglat’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook