Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Bardeli dhe Hila thirrje autoriteteve: Zbardhini ngjarjen, përgjegjës janë ata që…

D8ea81c3 C06a 46a7 Bed3 63c1a2c2e4ab

Makina tip “Audi” e kreut të PD-së së Vaut të Dejës Bernard Ndreca, ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm para banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, ndërsa mëngjesin e sotëm ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila dhe deputetja Greta Bardeli, të cilët i bënë thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen menjëherë.

Ata e cilësojnë këtë si një akt tepër të rëndë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve dhe bëjnë përgjegjës ata që nxisin gjuhën e urrejtjes.

“Ka vetëm një emër, atyre që nxisin gjuhën e urrejtjes. I bëj thirrje OSBE/ODIHR që të jenë të pranishëm në Shkodër. Sot zgjohemi me një ngjarje kaq tronditëse, s’janë aspak shenja të mirë për zgjedhjet dhe votën e lirë. I bëj thirrje si drejtuese politike e qarkut të Shkodrës, policisë, prokurorisë dhe çdo organi tjetër që të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Demokratët nuk dorëzohen, sot jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh Greta Bardeli.

“Ky është një akt kriminal. Gjej rastin ti bëj thirrje Çuçit që të marrin masa të menjëhershme që ky rast kriminal të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të arrestohen. Nuk i druhemi asnjë lloj akti pasi gjithë qytetarët janë të qartë në situata të tilla. Ky është një akt kriminal”, tha Hila.

Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Bardeli dhe Hila thirrje autoriteteve: Zbardhini ngjarjen, përgjegjës janë ata që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook