U ngarkuan në Tiranë dhe do dërgoheshin në Angli, detaje të reja mbi sekuestrimin e armëve të zjarrit në Portin e Durrësit, një magazinë në Allias…

Img 20211029 Wa0000

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sekuestrimin e 8 armëve të zjarrit të tipit pistoletë në Portin e Durrësit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se armët synoheshin të transportoheshin në shtetin Anglez.

Ndërkohë në pranga ka përfunduar shoferi i furgonit që do të kryente edhe transportin e tyre, Jetmir Koloshi.

Burime bëjnë me dije se armët janë ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit.

Për këtë arsye, me qëllim ardhjen në ndihmë DVP Durrës, policia e Tiranës ka organizuar një kontroll në këtë magazinë, si dhe po ushtrohet kontroll banese në shtëpinë e Koloshit, nga këto kontrolle pritet te zbulohet nëse ka një baze armesh ne kryeqytet.

Arena e Lajmit

U ngarkuan në Tiranë dhe do dërgoheshin në Angli, detaje të reja mbi sekuestrimin e armëve të zjarrit në Portin e Durrësit, një magazinë në Allias…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook