Ylli i “Stranger Things” i jep fund beqarisë në moshën 19-vjeçare

Millie Bobby Brown, e njohur për rolin e Eleven në serialin e famshëm “Stranger Things” i ka dhënë fund beqarisë në moshën 19-vjecare. Kështu, aktorja postoi në Instagram-in e saj një foto bardhë e zi, ku shfaqet shumë e lumtur me partnerin, Jake Bongiovi, teksa dha lajmin se është fejuar!

Në dorën e Brown dallohet unaza e madhe e diamantit, ndërsa bashkangjitur me foton shkruhet një pjesë nga kënga “Lover” e Taylor Swift, që përshkruan dashurinë e tyre. Cifti ka dy vite e gjysmë bashkë, ndërsa edhe partneri i aktores, i cili është djali i artistit të famshëm Jon Bon Jovi, publikoi një foto të tyren në profilin e tij, ku shkruan: “Përgjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Millie Bobby Brown (@milliebobbybrown)

Nëse nuk e dini, ata janë njohur në Instagram fillimisht, ndërsa thasethemet se ishin bashkë nisën në vitin 2021, por ata e konfirmuan lidhjen vetëm në pranverën e 2022, në ceremoninë e çmimeve BAFTA.

Ylli i “Stranger Things” i jep fund beqarisë në moshën 19-vjeçare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook