Loris Karius është zyrtarisht portieri i Njukasëllit. Portieri gjerman, që mori të gjithë vëmendjen e botës me ato dy gabim fatale në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018 është rikthyer për të luajtur dhe njëherë në Premier Ligë.
29-vjeçari pritet të jetë portieri i dytë i Njukasëllit, pas Nik Pop, me trajnerin Edi Houi, i cili është shprehur se prezenca e tij do ta ndihmojë skuadrën, pasi ka eksperiencë në Angli dhe Europë.
Karius ishte pa skuadër, pasi Liverpuli i ndërpreu kontratën këtë verë, ndërsa prezenca e tij e fundit daton më 28 janar 2021, kur mbrojti portën e Union Berlinit, në sfidën përballë Hofenhaimit.
Arena e Lajmit