A rrezikon PD zgjedhjet e 14 majit? Berisha: Gjykata njeh Kuvendin e ’11 Dhjetorit’, çdo vendim tjetër antikushtetues!

Sali Berisha83

Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa iu është përgjigjur interesit të qytetarëve që i kanë drejtuar pyetje në ‘Facebook’ pohoi se Gjykata njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke iu përgjigjur dhe zërave që mund të rrezikohen zgjedhjet e 14 majit për këtë parti.

Berisha tha se nëse merret vendim tjetër kundër, siç është dhe çështja e hapur ende në gjykatë për vulën e PD-së, do të jetë antikushtetues sipas tij.

“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushtetutën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike.
Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor.

Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë.
Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

A rrezikon PD zgjedhjet e 14 majit? Berisha: Gjykata njeh Kuvendin e ’11 Dhjetorit’, çdo vendim tjetër antikushtetues!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook