Plagoset me thikë një një 18-vjeçar në Pogradec. Policia arreston autorin.
Sipas burimeve zyrtare ditën e sotme në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi Marino Beshello, 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Marino Beshello, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.