Titullari i padiskutueshëm tremb Interin: Rinovimi? Nuk kam folur kurrë për…

Milan Shkriniar ka lënë pas një verë me shumë zëra transferimesh, gjatë së cilës kishte gjetur akordin me PSG-në, por pa arritur të transferohej në Francë për shkak të diferencave mes klubeve.

SKRINIAR

Tashmë sllovaku i Interit, kontrata e të cilit skadon në qershor, pritet të nisë bisedimet për rinovimin.

Zikaltrit po përgatisin një kontratë 5-vjeçare me 7 milionë euro në sezon për të mos e lënë të largohet me parametër zero, pasi këtë verë refuzuan 60 milionë euro për të.

Me këtë propozim 27-vjeçari do të bëhet më i paguari i organikës pas Lukakut, që nëse nuk do të huazohet edhe për një vit, do ia lërë mbrojtësit këtë status.

Por gjatë gjithë kësaj kohe, Shkriniar ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë mbi këtë çështje dhe dje në krah të Inzagit në konferencën para mediave, ka ndjekur të njëjtën linjë.

DEKLARATA – “Nuk kam folur asnjëherë për merkaton dhe preferoj të ngelet kështu. Tani jemi të gjithë të përqendruar te ndeshja ndaj Pilzenit dhe nuk është momenti i duhur për të folur për kontrata. Kur të ketë të reja do t’i dëgjoni nga unë në fillim”, është shprehur sllovaku, që për afërsinë gjeografike dhe historike e quan të veçantë këtë ndeshje.

“U gëzova kur në grup na ra Viktoria Pilzeni. Do të jetë një ndeshje speciale, pasi këtu jemi shumë afër Sllovakisë dhe në stadium do të vijnë miqtë dhe prindërit e mi.

Ka shumë lojtarë që i njoh te Pilzeni dhe e di që do të jetë e vështirë”, tha mbrojtësi që u ndal më vonë te përballja:

“Janë fizikisht shumë të fortë. luajnë mirë në kundërsulm dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Ne arritëm që të riktheheshim të fitorja dhe për këtë na ka ndihmuar shumë shkëmbimi bisedave me njëri-tjetrin. Ambienti i dhomës së zhveshjes është thelbësor”

Arena e Lajmit


Titullari i padiskutueshëm tremb Interin: Rinovimi? Nuk kam folur kurrë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook