Episodi i anulimit të golit të 3-2 të Milik në minutën e 90+5′ ndaj Salernitanës, vijon ende të jetë temë e nxehtë debati.
Së fundmi në emisionin e njohur italian “Pressing Lunedi”, ishte ish-mesfushori i Juventusit, Masimo Mauro ai që ka lëshuar bombën sa i përket teknologjisë VAR ku deklaron se ky sistem u instalua për të ndërprerë ecurinë e triumfeve të njëpasnjëshme të bardhezinjve në kampionat:
“VAR-i u instalua në Serinë A që Juventusit t’i ndalohej të fitonte sërish kampionate!
Më pas ka fituar katër të tjerë radhazi dhe të gjithë e kuptuan që gjithmonë fiton më e forta.
Theksoj se VAR-i u prezantua me idenë se Juventusi nuk do të fitonte më kurrë!”, përfundoi ish-lojtari i bardhezinjve, Masimo Mauro.
– Arena e Lajmit