Çfarë ndodhi? Aktori i njohur ndërpret xhirimet e filmit, dërgohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur, Jamie Foxx  është dërguar me urgjencë në spital për shkak të një problemi shëndëtësor që pësoi gjatë xhirimeve të filmit ku do të luajë.

“Ai u dërgua në spital pasi pësoi një problem shëndetësor, ende të pazbuluar”- ka treguar vajza e tij Corinne Foxx.

Familjarët e 55-vjeçarit shkruan në Instagram se ylli kishte pësuar një ‘komplikacion’ që kërkonte dërgimin e tij të menjëhershëm në spital. Ai po realizonte xhirimet e ‘Back In Action’ në Atlanta me Cameron Diaz së fundmi të hënën.

Familja tha gjithashtu në deklaratë se Foxx tani ishte ‘jashtë rrezikut për jetën’, megjithëse ata nuk zbuluan se çfarë problemi shëndetësor pësoi.

“Ne donim të tregonim se, babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion”- shkruhej në deklarartë.

 “Për fat, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e tij drejt rikuperimit. Ne e dimë se sa i dashur është ai për ju dhe i vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.”

Burimet konfirmuan për TMZ se gjendja e paditur e Foxx ishte me të vërtetë mjaft serioze.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Çfarë ndodhi? Aktori i njohur ndërpret xhirimet e filmit, dërgohet me urgjencë në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook