Sikur të mos mjaftonte mungesa e rezultateve në këtë periudhë të sezonit, Jyrgen Klop konfirmoi një tjetër lajm të keq nga infermieria e Liverpulit.
“Reds”-at do të jenë pa shërbimet e Endrju Robertsonit, i cili është dëmtuar në ndeshjen kundër Napolit dhe nuk do të luajë deri në tetor. “Robo nuk është 100% (është parë në qendrën stërvitore me një llastik gjuri).
Ai do të qëndrojë jashtë për të paktën deri pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve”, tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Ajaksin. Anglezët janë edhe pa shërbimet e Kërtis Xhonsit, AleksOkslejd Çembërleinit dhe Nabi Keitasë. Por të paktën Klop do të mund të mbështetet përsëri te shërbimet e Fabio Karvajos.
Arena e Lajmit