“Dosan Arena” fortesë e çekëve, Interi 15 vite pa 2 humbje radhaz. Njihuni me statistikat e zikaltërve në prag të ndeshjes së radhës në Champions

Interi dhe Viktoria Pilzen nuk janë përballur asnjëherë mes tyre në një ndeshje zyrtare. Zikaltrit janë ndeshur 20 herë me skuadrat e tjera çeke duke regjistruar 9 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

INTER

– Interi do të jetë skuadra e katërt italiane që do të përballë Viktoria Pilzeni në kompeticionet europiane, pas Milanit, Napolit dhe Romës. – Interi ka humbur ndeshjen e parë të Champions League kundër Bajern Mynihut dhe ka humbur dy ndeshjet e para të kompeticionit, vetëm një herë në sezonin 2006-2007 kur në stol ishte Roberto Mançini.

– Interi e ka fituar transfertën e fundit në Champions League në mars të këtij viti ndaj Liverpulit (0- 1). Zikaltrit nuk fitojnë dy ndeshje radhazi jashtë shtëpie në Champions që nga tetori i 2011.

– Në shtëpinë e tyre, në “Dosan Arena”, Viktoria Pilzeni ka fituar tetë ndeshjet e fundit europiane (duke përfshirë dhe kualifikueset), duke shënuar të paktën dy gola në secilën prej tyre (21 në total).

– Çekët kanë humbur vetëm një nga 19 ndeshjet e fundit në shtëpi në Europë (16 fitore, 2 barazime), atë ndaj Real Madridit (0-5) në Champions League në nëntor 2018.

Arena e Lajmit


“Dosan Arena” fortesë e çekëve, Interi 15 vite pa 2 humbje radhaz. Njihuni me statistikat e zikaltërve në prag të ndeshjes së radhës në Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook