Pamjet që shihni janë nga dëmet e shpërthimit të bombolës së gazit në një banesë në lagjen “Valuta” në Pogradec.
Nga pamjet shohim që shpërthimi ka qenë i fortë, pasi shihen copa xhami të thyer dhe perde të rrëzuara në tokë.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e pestë të një pallati, ndërsa mësohet se në banesë jetonin vetëm dy të moshuar. Po ashtu, mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Arena e Lajmit