“Jetë të gjatë dhe të lumtur sëbashku” Getinjo uron Vivienin për ditëlindjen e saj të 30-të

Gjatë edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova u krijuan dy çifte e që po vazhdojnë romancën edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Në mesin e këtyre çifteve janë edhe reperi i njohur, Getinjo, i cili krijoi një lidhje dashurie me ish-banoren Vivien Thano.

Kjo e fundit sot (e enjte) po feston ditëlindjen e 30-të teksa ka marr edhe një urime të veçantë pikërisht nga partneri i saj.

Foto: Vivien Thano/Instagram

Getinjo publikoi në InstaStroy një tortë sipër të cilës shkruhej numri 30-të ndërsa bashkëngjiti edhe urimin.

Vivien mohon thashethemet se ajo dhe Getinjo po bëhen prindër

“Jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë”, ka shkruar Getinjo.

Foto: Getinjo/Instagram

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë reperi tha se po tërhiqej nga rrjetet sociale pasi po kalonte në një fazë depresive.

Ndërkohë, përveç kësaj Getinjo dhe Vivien u përfolën se po bëhen prindër për herë të parë, por kjo gjë u mohua nga ish-banorja e BBVK.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

“Jetë të gjatë dhe të lumtur sëbashku” Getinjo uron Vivienin për ditëlindjen e saj të 30-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook