Partizani varet nga Skuka, Cvetanoski bëhet… “mister”/ Ja situata tek të kuqtë e Kolelës

Pas tri fitoreve radhazi, si asnjëherë në epokën e presidentit Demi, Partizani u ndal së fundmi nga Erzeni surprizë. Shijakasit arritën të fitojnë me një gol të Nonatos në minutën e 12-të dhe të marrin triumfin e parë në histori ndaj Partizanit.

skuka tifoze

Natyrshëm një humbje pas tri fitoreve kurrsesi nuk mund të jetë dramë, por te “demat” ka disa çështje që me siguri “gërricin” mendjen e Kolelës dhe drejtuesve të tjerë. Kur humbet, në pah dalin disa dobësi.

SKUKA – 24-vjeçari është padyshim sulmuesi më i rrezikshëm te “demat”, por kur ai “fiket”, Partizani nuk funksionon. Erzeni u vendos shumë i ngjeshur në mbrojtje dhe u kujdes të mos linte fare hapësira për Skukën, i cili ka treguar se kur gjen metra është shumë i rrezikshëm.

Në hapësira të vogla Skuka e ka shumë të vështirë dhe në këtë ndeshje nuk mundi të japë sinjalet e ndeshjeve të shkuara. Por nëse Skuka nuk mundi të shpikë të paktën një gol, askush tjetër gjithashtu nuk e bëri. Me pak fjalë, Skuka është kthyer në repart më vete dhe nëse ai nuk është në ditën e tij, rruga për te goli bëhet plot me kthesa.

MATONDO – Një nga emrat e listës së gjatë të dëmtimeve te Partizani është edhe Matondo. Mungesa e kongolezit la një boshllëk të madh, pasi 22- vjeçari përveç se një organizator i mirë, është gjithashtu një filtër shumë i rëndësishëm para mbrojtjes.

Presioni që ai ushtron mbi sulmuesit kundërshtarë, i jep kohë mbrojtjes të vendoset. Kjo nuk u arrit të bëhej ndaj Erzenit dhe skuadra u kap disa herë në befasi nga kundërsulmet e shijakasve. Mesfushori vuan një dëmtim në kavilje dhe shpresohet të jetë gati për ndeshjen e së hënës ndaj Kukësit.

CVETANOSKI – Nëse nga janari e tutje te “demat” kishte shumë pak dëmtime, ky sezon ka nisur në mënyrën më të keqe për sa i përket këtij aspekti. Kolela ndaj Erzenit nuk kishte plot pesë lojtarë për shkak dëmtimesh.

Ndërkohë, më i mistershmi mbetet Cvetanoski, i cili erdhi në skuadër me një problem fizik dhe në javën para Erzenit ka avulluar sërish, për shkak të një tjetër dëmtimi. Gjithsesi, në dyshim janë edhe preferencat e trajnerit në lidhje me të, pasi sulmuesi anësor ka luajtur vetëm 23 minuta deri më tani në Superiore.

DËMTIMET – Ndaj Erzenit mungoi edhe Hoti, i cili ka qenë në dispozicion të trajnerit vetëm në dy javët e para. Dardani vuan një dëmtim në kavilje, të pësuar në stërvitje dhe synon të kthehet në transfertën ndaj Kukësit. Marcelino Preka nuk ka debutuar ende me fanellën e Partizanit prej problemeve fizike. I riu vuan një problem muskulor dhe pret të rikthehet nga dita në ditë. Mensah vazhdon të jetë i dëmtuar. Ai pretendon të kthehet në fund të muajit.

DEMTIMET

DENIS LALA – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Partizani varet nga Skuka, Cvetanoski bëhet… “mister”/ Ja situata tek të kuqtë e Kolelës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook